Transmetuar më 27-03-2026, 19:26

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 3 të qytetit të Pogradec, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës dhe është përhapur me shpejtësi, duke bërë që një pjesë e saj të shkrumbohet plotësisht.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të rënies së zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit