Transmetuar më 27-03-2026, 15:04

Një rast shqetësues është raportuar në Lezhë, ku një 30-vjeçare dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur dhe është larguar jashtë territorit të Shqipërisë.

Ngjarja është bërë e ditur pas kallëzimit të bërë nga ish-partneri i saj, i cili i është drejtuar Policia e Shtetit për ndihmë në lidhje me situatën dhe gjetjen e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, materialet procedurale janë referuar pranë Prokuroria, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases me inicialet A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë motivi i largimit të saj dhe gjendja aktuale e fëmijëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit