Transmetuar më 27-03-2026, 13:32

Në seancën e së premtes për vrasjen e Liridona Ademajt, një prej të akuzuarve, Kushtrim Kokalla, ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues.

Ai ka deklaruar se ka hyrë në kredi 25 mijë euro për llogari të Naim Murselit dhe se është takuar me të dhe me Granit Plavën në disa raste. Kokalla ka theksuar se nuk ka pasur marrëveshje të drejtpërdrejtë me Murselin dhe Plavën, por se Murseli e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Bërnicë, ndërsa më pas është takuar edhe në Prishtinë me Plavën, me të cilin më pas ka udhëtuar drejt Gjakovës.

Ai ka sqaruar se arsyeja e thirrjes së Murselit ishte të mbante Kokallën “afër”, për shkak të kredisë që ai kishte marrë për të.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e dëshmive të tjera dhe procedurat gjyqësore për të përcaktuar përgjegjësitë penale në këtë rast.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit