

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po përpiqet të marrë shtetësi në vende të tjera për të shmangur përgjegjësinë ligjore në Shqipëri.
Në një dalje për mediat, Berisha tha se Balluku ka bërë përpjekje për të blerë pasaportë me investim në Serbi dhe në disa vende të Gjirit Persik, por sipas tij, këto përpjekje nuk kanë rezultuar të suksesshme. Ai shtoi se qëllimi i Ballukut është të shpëtojë nga përgjegjësia për menaxhimin e 12 miliardë eurove, të cilat ai pretendon se janë përdorur në mënyrë të paligjshme.
Berisha gjithashtu bëri thirrje tek komuniteti ndërkombëtar dhe bankat e huaja që të “ngrihen me urgjencë çdo llogari të Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama”, duke e cilësuar këtë si pasuri të shqiptarëve që po administrohet në mënyrë të dyshimtë.
Ai theksoi gjithashtu se sipas tij, kryeministri Rama ka kontroll total mbi sistemin e drejtësisë dhe është përfshirë në mbrojtjen e Ballukut.
Berisha: Në çdo fjalë, në çdo qëndrim të Ramës, ai vetëm sa demaskohet më shumë. Është vetë droga Edi Rama, vetë kartelet e drogës. Nuk ka kryeministër tjetër në Eurppë që u ka dhënë karteleve të drogës, prona e toka. Shqipëria është lavatriçe parave të pista. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri, është më i lartë se në vendet e tjera. A po përpiqet që të mbulojë Ballukun me dosjen e saj. Ajo çka mund të informojë unë, të dhënat nga qytetarët dixhitalë më pohojnë se Lubia, Balluku, është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një, por në disa vende. Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi. Thuhet se ato përpjekje nuk janë kurorëzuar me sukses. Pas disa përpjekjeve që bëri në vendet e Gjirit Persik, pra Lubi Balluku po përgatitet të blejë shtetësi për t’i shpëtuar në mënyrë përfundimtare përgjegjësisë para ligjit pasi ajo ka vjedhur në Shqipëri dhe shpërdoruar miliarda, miliarda euro. Ajo ka administruar 12 mld euro, më shumë se kushdo tjetër në historinë tonë kombëtare. Ajo ka vjedhur nga 90 -100%, kurë autore e parë. Aedi Rama qëndron pas çdo vjedhjeje. Tani kërkon të blejë shtetësi. Sipas burimeve, përpjekje të fuqishme ka bërë dhe në Beograd. Po interesohet dhe në vendet e tjera që e kanë këtë praktikë. Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është; asnjë pranim i kërkesës për shtetësi të një personi që në shërbim të Ramës qëndron në themel të krizës së madhe, në themel të varfërimit të një populli të tërë. Rikujtoj se çdo qindarkë e saj është vjedhje që Rama dhe Lubi Balluku u ka bërë shqiptarëve. Nda u bëj thirrje vendeve të Europës dhe botë, bankave të huaja, të ngrijnë me urgjencë çdo llogari të Lubi Ballukut dhe Edi Rama se ato janë pasuri të shqiptarëve. Së fundmi, është dëshmia, e turpshme, e re e kontrollit total të Edi Ramës mbi sistemin e drejtësisë. Siç janë informuar shqiptarët në kundërshtim flagrant me ligjin me Kushtetutën, por edhe me një seri precedentësh të gjykatës së lartë SKAPI i partisë me urdhër të Edi Ramës vendosi të mbyllë kapakun e pusetës, me emrin Irena me tre mbiemra. Nuk ka shembull më të turpshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






