

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së premtes në Unazën e Re në Paskuqan. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fotot tregojnë gjendjen e automjeteve pas përplasjes, ndërsa deri më tani nuk ka njoftime për persona të lënduar.
Policia e Tiranës ndodhet në vendngjarje për të menaxhuar qarkullimin dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






