Transmetuar më 27-03-2026, 10:54

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili u kap në Shijak duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Automjeti me drejtues shtetasin I. M., banues në Shijak, u ndalua gjatë patrullimit rutinë për parandalimin e aksidenteve dhe kontrollin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Testimi me aparatin drogëtestues konfirmoi përdorimin e lëndëve narkotike, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit njofton se gjatë tre muajve të fundit janë kapur dhe arrestuar edhe katër drejtues të tjerë që drejtonin automjetin në efektin e narkotikëve dhe apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke mos drejtuar automjete në gjendje të dehur apo nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit