Transmetuar më 27-03-2026, 10:45

Tiranë, 27 mars 2026

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka shpërthyer ndaj lidershipit aktual të partisë, duke rikujtuar përjashtimet e një pjese të demokratëve që ishin pozicionuar pranë Lulzim Bashës dhe akuzuar drejtuesit për mungesë besnikërie dhe moral.

Në postimin e saj të plotë në rrjetet sociale, Açka shkruan:

“Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona!

Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh:

– Që na penguat

– Që na luftuat

– Që na përjashtuat!

Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po.

Ju i dhanë Edi Ramës 83 mandate më 27 korrik 2024, që t’ua kujtoj, është ajo dita që votuat të përjashtoni një shkrimtare!”

Açka akuzon lidershipin e PD-së se ka ndihmuar kundërshtarët e brendshëm dhe ka kontribuar në fitoren e Edi Ramës, duke e cilësuar sjelljen e tyre si të padrejtë ndaj anëtarëve të devotshëm të partisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit