Transmetuar më 27-03-2026, 09:54

Tiranë, 27 mars 2026

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij, Pandeli Kokaveshi, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të drejtësisë që i shpallën fajtorë për korrupsion në zgjedhje.

Sipas vendimit, mbeten në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO-së, ku Beleri është dënuar me 2 vite burg, ndërsa Kokaveshi me 3 vite shërbim prove. Të dy kishin kërkuar pafajësi në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar akuzat ndaj tyre.

Sipas organit të akuzës, Beleri dyshohet se ka ofruar shuma parash për blerje votash përmes Kokaveshit, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Të dy u arrestuan më 12 maj 2023, dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.

Çështja u hetua fillimisht nga Prokuroria e Vlorës dhe më pas u transferua në SPAK, i cili kërkoi shpalljen fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje. Me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, procesi gjyqësor konsiderohet i mbyllur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit