

Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit dhe do të vijojnë deri në orët e pasdites, me intensitet kryesisht të ulët, por hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, ndërsa në ultësirën perëndimore priten edhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Në zonat malore, veçanërisht në Alpe dhe në verilindje mbi 400–500 metra, si dhe në zonat lindore dhe juglindore mbi 700–800 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore, në periudha të shkurtra, nuk përjashtohen edhe stuhi dëbore.
Pas orëve të pasdites vonë, pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike, me ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në momente të caktuara mund të arrijë deri në 15 m/s. Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






