

Janë përcaktuar katër çiftet finale të fazës play-off për zonën evropiane në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Ndeshjet vendimtare do të zhvillohen më 31 mars, ku katër përfaqësuese do të sigurojnë biletën për në fazën finale të turneut.
Në një përballje spektakolare në Bratislavë, Kosova triumfoi me rezultatin 3-4 ndaj Sllovakisë, duke siguruar kualifikimin për në finalen e play-off-it. Përfaqësuesja kosovare do të presë Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një sfidë vendimtare për kualifikimin historik.
Ndërkohë, Italia regjistroi një fitore të pastër 2-0 ndaj Irlandës së Veriut në Bergamo, falë golave të Sandro Tonalit dhe Moise Kean në pjesën e dytë. “Axurrët” do të përballen në transfertë me Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila avancoi pas fitores me penallti ndaj Uellsit.
Në çiftet e tjera, Suedia do të ndeshet me Poloninë, ndërsa Çekia do të përballet me Danimarkën.
Rezultatet e gjysmëfinaleve (26 mars 2026):
Turqi 1-0 Rumani Çeki 2-2 Irlandë (Çekia fitoi 4-3 me penallti) Danimarkë 4-0 Maqedonia e Veriut Itali 2-0 Irlanda e Veriut Poloni 2-1 Shqipëri Sllovaki 3-4 Kosovë Ukrainë 1-3 Suedi Uells 1-1 Bosnjë dhe Hercegovinë (Bosnja fitoi me penallti)
Finalet e play-off-it (31 mars 2026):
Bosnjë dhe Hercegovinë – Itali Suedi – Poloni Kosovë – Turqi Çeki – Danimarkë
Këto përballje pritet të përcaktojnë katër përfaqësueset e fundit evropiane që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






