Transmetuar më 26-03-2026, 23:45

Historia nuk formësohet gjithmonë nga vendime të mëdha ose strategji të menduara mirë. Shpesh, janë detajet më të vogla – një keqkuptim, një gabim apo një moment i pakontrolluar – që krijojnë pasoja të mëdha dhe të paparashikueshme. Ja katër raste reale kur një gabim i vogël ndryshoi rrjedhën e historisë botërore:

1. Kur holandezët nuk e deklaruan se kishin zbuluar Australinë

Kapiteni anglez Xhejms Kuk nuk ishte i pari që zbuloi Australinë. Një shekull më parë, në vitin 1606, kapiteni holandez Vilem Janzon eksploroi mbi 200 milje të vijës bregdetare perëndimore të Gadishullit Kejp Jork me anijen “Duyfken”, duke u bërë evropiani i parë që pa kontinentin.

Megjithatë, holandezët nuk kolonizuan zonën, dhe zbulimi i tyre u harrua për shumë kohë. Kapiteni Kuk shpalli pretendimin e tij në vitin 1770, duke marrë njohjen historike.

2. Lufta me vetveten e ushtrisë austriake

Gjatë Luftës Austro-Turke të vitit 1788, një incident i çuditshëm në ushtrinë austriake dha epërsi të papritur osmanëve. Një grup austriak kaloi një lum për spiunazh, por takoi vendas që shisnin verë dhe u dehën.

Kur komandanti dërgoi oficerë për t’i kërkuar, ushtarët e dehur u ngatërruan me armikun dhe një oficer urdhëroi hapjen e zjarr, duke vrarë mbi 1000 vetë nga ushtria e tij. Osmanët mbërritën dhe gjetën kampin pothuajse pa luftë – një gabim absurd që ndryshoi rrjedhën e betejës në Karansebes.

3. Kur Rusia ia shiti Alaskën Shteteve të Bashkuara

Pas Luftës së Krimesë (1853), Rusia nuk mundi të administronte më Alaskën. Në mars 1867, Rusia e shiti rajonin SHBA-së për 7.2 milionë dollarë.

Ky gabim strategjik rezultoi i jashtëzakonshëm për amerikanët: në vitet 1880–1890, minierat e arit sollën miliona dollarë të ardhura dhe forcuan ekonominë e SHBA-së.

4. Kur Aleksandër Flemingi nuk mundi ta mbante laboratorin pastër

Në vitin 1928, Aleksandër Flemingi zbuloi penicilinën pas një aksidenti në laborator: një pjatë me baktere u kontaminua nga kërpudhat, të cilat shkatërruan bakteret.

Ky “gabim i shkëlqyer” çoi në zhvillimin e antibiotikëve, shpëtoi shumë jetë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe transformoi mjekësinë moderne.

Këto raste tregojnë se ndonjëherë detajet më të vogla, aksidentale apo gabimet e papritura, mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në rrjedhën e historisë botërore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit