

Kosova ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj, duke triumfuar me rezultatin 4:3 në fushë kundërshtare ndaj Sllovakisë.
Sfidën e nisi me avantazh Sllovakia, që realizoi golin e parë shumë herët, në minutën e 6-të, me anë të Valjent. Për Kosovën barazoi Hoxha në minutën e 21-të, por vendasit shënuan përsëri në fund të pjesës së parë me Haraslin, duke mbyllur 45 minutëshin e parë 2:1 në favor të Sllovakisë.
Pjesa e dytë ishte dominim i plotë i Kosovës. “Dardanët” përmbysën gjithçka me tre gola rresht nga Asllani, Muslijan dhe Hajrizi. Vendasit shënuan sërish me Strelec në minuta shtesë, por kjo nuk ndikoi rezultatin final.
Fitorja 4:3 është historike për Kosovën, që tashmë do të përballet me Turqinë në finalen e play-off, ku do të vendoset se cila përfaqësuese do të sigurojë biletën për në Kupën e Botës 2026.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






