

Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të përmbysë rezultatin dhe humbet ndaj Polonisë në ndeshjen vendimtare të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026.
Pas një takimi plot emocione, kuqezinjtë nuk arritën të gjenin golin e barazimit dhe ëndrra për një pjesëmarrje historike në Botëror përfundon në këtë sfidë.
Pavarësisht përpjekjeve dhe momentit të shënuar nga Arbër Hoxha, Polonia tregoi superioritet dhe siguroi vendin në finalen e “play-off”-it.
Atmosfera festive e tifozëve shqiptarë në Varshavë u shndërrua në zhgënjim, ndërsa kombëtarja përballet tani me reflektimin dhe planifikimin për sfidat e ardhshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






