

Një incident me zjarr është regjistruar në Durrës, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5, ku flakët përfshinë një apartament banimi, duke rrezikuar përhapjen edhe në banesat përreth. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll.
Falë reagimit të shpejtë, zjarri është neutralizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme e flakëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






