

Gjithçka është gati për sfidën vendimtare mes Kombëtarja shqiptare dhe Polonia, teksa emocionet kanë arritur kulmin në Varshavë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamje nga ambientet e brendshme, duke konfirmuar se gjithçka është përgatitur në detaje në dhomat e zhveshjes, ndërsa skuadra pritet të zbresë së shpejti në fushë.
Ndërkohë, kryeqyteti polak është “pushtuar” nga ngjyrat kuqezi. Qindra tifozë shqiptarë kanë mbushur rrugët dhe sheshet përreth stadiumit, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot entuziazëm vetëm pak orë para nisjes së takimit.
Me flamuj kombëtarë në duar, këngë patriotike dhe thirrje të vazhdueshme në mbështetje të ekipit, tifozët kanë nisur grumbullimet që në orët e para të mëngjesit. Brohoritjet “Shqipëri, Shqipëri” dëgjohen kudo, ndërsa shumë prej tyre marshojnë së bashku drejt stadiumit, duke tërhequr vëmendjen edhe të vendasve.
Në këtë atmosferë të zjarrtë ka reaguar edhe ish-kapiteni i kombëtares, Rudi Vata, i cili është shprehur se kjo përballje është më shumë se një ndeshje: një mundësi për të shkruar histori.
Ndërkohë, hyrjet në stadium kanë nisur gradualisht dhe tifozët kuqezi po zënë vendet e tyre në tribunën e dedikuar, në pritje të një nate që premton emocione të mëdha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






