

Kombëtarja shqiptare është gati për sfidën ndaj Polonisë në Varshavë, me disa ndryshime interesante në numrat e fanellave për këtë ndeshje.
Anis Mehmeti rikthehet te kuqezinjtë pas një mungese të gjatë dhe do të mbajë numrin 9, që zakonisht i përkiste Jasir Asanit, i cili këtë herë është në tribunë nga vendimi i trajnerit Silvinjo. Ndërsa fanella me numrin 7, e lënë bosh pas dëmtimit të Rey Manajt, i është besuar Adrion Pajazitit.
Në mbrojtje, dy risitë e grumbullimit, Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, do të debutojnë me numrat 19 dhe 15, ndërsa portieri i besuar mbetet Thomas Strakosha. Formacioni pritet të jetë me mbrojtje katërsh me Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj si krahu i majtë dhe i djathtë, dhe qendër mbrojtjeje me Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti, ndërkohë që Ardian Ismajli do të ndjekë ndeshjen nga stoli.
Në mesfushë, dyshja e sigurt janë Kristjan Asllani dhe Julian Shehu, ndërsa vendi i tretë i mesfushës pritet të vendoset mes Ylber Ramadani dhe Qazim Laçi, me favor Laçin. Në repartin ofensiv, Myrto Uzuni do të aktivizohet në krahun e djathtë, ndërsa Arbër Hoxha në të majtë, ndërsa në qendër të sulmit rolin e “9-shit fals” do ta ketë Nedim Bajrami.
Numrat e lojtarëve për ndeshjen me Poloninë:
Thomas Strakosha – 1 Ivan Balliu – 2 Mario Mitaj – 3 Elseid Hysaj – 4 Arlind Ajeti – 5 Berat Gjimshiti – 6 Adrion Pajaziti – 7 Kristjan Asllani – 8 Anis Mehmeti – 9 Nedim Bajrami – 10 Myrto Uzuni – 11 Elhan Kastrati – 12 Naser Aliji – 13 Qazim Laçi – 14 Bujar Pllana – 15 Juljan Shehu – 16 Ernest Muçi – 17 Ardian Ismajli – 18 Stavro Pilo – 19 Ylber Ramadani – 20 Arbër Hoxha – 21 Armando Broja – 22 Mario Dajsinani – 23
Ndërkohë, skuadra shqiptare përgatitet për një sfidë me ambicie, duke tentuar të sfidojë statistikat dhe të bëjë hapin drejt historisë përballë Polonisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






