Transmetuar më 26-03-2026, 18:27

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, konfirmoi qëndrim të prerë pas vendimit të vitit 2021 për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Deklaratën ai e bëri gjatë një bashkëbisedimi në Harvard Institute of Politics, duke theksuar se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për këtë masë.

Shqiptari Fatjon Semanjaku, i cili jeton në SHBA, gjatë ndërhyrjes së tij deklaroi se kishte kandiduar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe se, sipas tij, ishte përballur me një qeveri të lidhur me mafian.

Semanjaku ka qenë kandidat i Partisë Demokratike në qarkun Fier.

Deklaratat e tij nxitën reagimin e Antony Blinken, i cili tha se shpallja ‘non grata’ për Sali Berishën lidhet me problemet e vetë ish-kryeministrit dhe jo me qasjen e administratës amerikane. Ai shtoi se nuk sheh asnjë arsye për ta rishikuar këtë vendim.

“Shikoni, para së gjithash më vjen shumë, shumë keq për atë që keni kaluar personalisht. Askush nuk duhet të kalojë nëpër atë që përshkruat. Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj me këtë mendim”, u shpreh Blinken gjatë fjalës së tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit