Transmetuar më 26-03-2026, 17:11

Milot – Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Milot-Morinë”, ku janë përfshirë dy automjete, njëri i drejtuar nga shtetasi shqiptar A. Ll. dhe tjetri nga një shtetas i huaj.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burimet nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit