

Genardi dhe motra e tij, Sonida Hajdini, dy personazhet që janë bërë shumë të njohur në rrjetet sociale, janë shtruar sërish në Spitalin e Psikiatrisë. Lajmin e bëri të ditur vetë Genardi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Në një video ai i njofton familjarët dhe shprehet: “Teze Meze, shiko ku jam te psikiatria, na futën prapë edhe mua edhe Sonidën. Futën Sonidën më tepër të kuronin atë, por edhe më këtë rast më thanë të kujtojmë edhe ty. Çfarë halli kam unë, unë jam më rregull vetëm se i mëshoj ‘Instagramit’.”
Shtrimi i tyre vjen pas një serie pamjesh intime të Sonidës që u publikuan nga Genardi në rrjete sociale, të cilat shkaktuan reagime të forta dhe ngritën shqetësime serioze për gjendjen e tyre psikologjike. Autoritetet kanë shprehur shqetësim për pasojat e këtyre veprimeve dhe për mbrojtjen e individëve që përballen me probleme të shëndetit mendor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






