

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane për vjedhje banesash dhe mallrash, gjatë një operacioni policor në Itali. Banda ishte e armatosur dhe vepronte me dhunë, duke kryer vjedhje të vazhdueshme në zonat e Lombardisë dhe Friulit.
Mes të arrestuarve janë edhe Aldi Gjetani dhe Silvano Marku. Gjetani është dënuar me pesë vite burg dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohet nga Italia. Ndërsa Marku ndodhet në paraburgim në burgun e Lodit.
Sipas mediave italiane, banda kishte kryer 71 vjedhje, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 181,000 eurosh. Hetuesit italianë raportojnë se shumë prej anëtarëve të bandës përdornin kokainë për të shmangur frikën dhe për të rritur guximin gjatë veprimeve kriminale.
Policia vijon hetimet për rastet e tjera të lidhura me këtë grup dhe paralajmëron masa të mëtejshme për goditjen e aktiviteteve kriminale të bandave të armatosura.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






