Transmetuar më 26-03-2026, 16:28

Deputeti i Luçiano Boçi ka deklaruar se nuk ka asnjë kufizim për kandidaturat për kreun e Partia Demokratike e Shqipërisë, por theksoi se procesi i përzgjedhjes kalon përmes filtrave të përcaktuar nga statuti dhe rregullorja e partisë.

Duke komentuar mundësinë e kandidimit të Ervin Salianji, Boçi u shpreh se çdo kandidat duhet të përmbushë kriteret e vendosura nga strukturat përkatëse, ndërsa vendimmarrja finale i takon organeve të partisë.

I pyetur mbi deklaratat e Jorida Tabaku se PD nuk ka luksin të përjashtojë askënd, Boçi theksoi se në parim çdo parti duhet të synojë zgjerimin dhe tërheqjen e anëtarëve, duke e konsideruar përjashtimin si një qasje jo produktive.

Ai shtoi se garat brenda PD-së kanë qenë konkurruese dhe reale, pavarësisht ndikimeve të brendshme si lobimet apo preferencat, duke nënvizuar se vullneti i anëtarësisë është reflektuar në proceset zgjedhore.

Sipas Boçit, “kushdo mund të garojë”, por brenda rregullave të përcaktuara, ndërsa theksoi se partitë politike duhet të funksionojnë si “magnete” që tërheqin mbështetës dhe jo si struktura që i largojnë ata.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit