Transmetuar më 26-03-2026, 14:51

Tiranë, 26 Mars 2026

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, duke theksuar se problemi në Partinë Demokratike nuk është përjashtimi i individëve, por mungesa e një gare të hapur dhe votës së lirë.

Në reagimin e tij, Salianji ngriti disa pyetje mbi funksionimin e brendshëm të partisë, duke kërkuar qartësi për proceset zgjedhore dhe përgjegjshmërinë politike.

“Problemi nuk është kush ‘përjashtohet’, por pse nuk lejohet gara. Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?” u shpreh ai.

Salianji theksoi se nuk është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike, por vijon të jetë pjesë e saj, duke përmendur kontributin dhe përballjet e tij politike, përfshirë edhe dënimin që e cilësoi si “burg politik”.

Ai shtoi se demokratët kërkojnë rregulla të qarta dhe votë të lirë, ndërsa akuzoi se në mungesë të garës së brendshme, krijohen narrativa për “vetëpërjashtime”.

“Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë. Këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët. Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën,” përfundoi Salianji.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit