Transmetuar më 26-03-2026, 14:13

Tiranë, 26 Mars 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë gjatë një takimi me investitorë ndërkombëtarë, duke i ftuar të provojnë rakinë shqiptare si një mënyrë për ta parë vendin më pozitivisht.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se rakia mund të ndikojë në humorin e tyre dhe të zbusë perceptimet për problemet si korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Sot në stendën “Takohu me qeverinë”, nuk do gjeni vetëm raki, po do gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni. Do t’ju bëj që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë, por efekti i më i madh apo më i shkëlqyer i saj është që do t’i sjellë të gjithë në qejf, e të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë; për korrupsionin dhe krimin e organizuar.” tha Rama.

Në fund të fjalës, kryeministri falënderoi investitorët gjermanë dhe bëri të ditur se së shpejti pritet hapja e pikës së parë të një rrjeti ndërkombëtar të hiper dhe supermarketeve në Shqipëri. Ai tha se prania e kompanive të tilla tregon një nivel të ri zhvillimi për vendin. Nëse kjo ndodh, do të ishte hera e parë pas shumë vitesh që kompanitë e huaja të këtij niveli po vijnë në Shqipëri, ndërkohë që shumë prej tyre janë larguar nga vendi ynë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit