

*Marsi Korreshi, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit për bordin e naftës që është paralajmëruar se do mblidhet sot pas rritjes së çmimit të naftës. Si i shikoni masat që ka marrë qeveria gjer tani?*
*Sali Berisha:* Në shkelmim flagrant të interesave të qytetarëve. Në mbrojtje të oligopolit dhe interesave të qeverisë. Nuk ka nevojë për bord, përgjysmo taksat, vendos nivelin e taksave që ka Kosova dhe Maqedonia dhe pastaj le të guxojë kush të shesë një qindarkë më shtrenjtë naftën në pompat e Shqipërisë që të marrë atë që meriton. Por nëse ke vendosur ngarkesën fiskale shumë më të lartë se vendet e OECD,33 përqind më të lartë se vendet e OECD, të cilat i kanë të ardhurat për frymë pesë ose gjashtë herë më të lartë se Shqipëria, atëherë ti ke vendosur gjobë të rëndë mbi qytetarët e vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






