

Tiranë, 26 Mars 2026
Policia e Tiranës ka sekuestruar një Mercedes-Benz AMG G63 me vlerë rreth 250,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani. Operacioni u realizua në kuadër të aksionit të koduar “Stolen line”, për goditjen e rasteve të trafikimit të automjeteve të vjedhura jashtë vendit.
Nga hetimet paraprake, u identifikua dhe shpall në kërkim A. L., 34 vjeç, i dyshuar se e ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri me qëllim shitjen. Policia po punon për kapjen e të kërkuarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë:
U sekuestrua automjeti luksoz Mercedes-Benz AMG G63, i vjedhur në Gjermani. U identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi i dyshuar për trafikim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Operacioni vijon për goditjen e rrjeteve të trafikut të automjeteve të vjedhura dhe për sigurimin e drejtësisë për pronarët jashtë vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






