Transmetuar më 26-03-2026, 12:12

Pesë ditë pasi e solli në jetë fëmijën e saj, një grua në Gjirokastër e braktisi duke lënë një deklaratë dhe u largua nga materniteti pasi e la aty, në një vendim të vështirë që mori për bebin që solli në jetë.

Fakti u raportua nga mjekët dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen E. A., 42 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Sipas policisë, ajo dyshohet se ka braktisur me deklaratë foshnjën që ka lindur më datë 21 mars 2026, në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, tha Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit