Transmetuar më 26-03-2026, 12:00

Supermakinë 250 mijë euro kapet në Tiranë – zbulohet lidhja me një skemë nga Gjermania

Tiranë – Vijon operacioni i koduar “Stolen line”, me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga jashtë drejt Shqipërisë.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, është zbuluar një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë veprimeve u sekuestrua një automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Në vijim të hetimeve është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i dyshuar se ka trafikuar automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen.

Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit