

Shkodër – Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se PD nuk mund të humbasë asnjë figurë dhe duhet të hapë dyert për të gjithë.
Ajo iu referua ish-deputetit Ervin Salianji, duke sugjeruar që ai të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të partisë dhe të garojë brenda strukturave të PD-së, pa e çuar debatin jashtë selisë. Tabaku theksoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së anëtarëve dhe transparencës në vendimmarrje, duke mos përsëritur gabimet e së shkuarës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






