Transmetuar më 26-03-2026, 10:57

Deklarata që ngre shqetësim: në QSUT pas 20 prillit ndalen analizat për të shtruarit

Tiranë – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, njoftoi se në QSUT pas datës 20 prill nuk do të kryhen analiza për pacientët e shtruar për shkak të mungesës së fondeve.

Sala pranoi se pas kësaj date analizat për pacientët e shtruar nuk do të mund të kryhen, duke theksuar se arsyeja lidhet me mungesën e financimit.

Ajo deklaroi se aktualisht po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet një vlerësim për adresimin e problemit dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

“Po vlerësojmë situatën dhe kemi të gjitha të dhënat. Mbi bazën e tyre do të bëjmë planifikimin e shërbimit. Analizat nuk duhet të mungojnë dhe këtë do ta zgjidhim brenda këtij viti”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, planifikimi i shërbimit do të bëhet mbi bazën e të dhënave të mbledhura, me qëllim që situata të normalizohet dhe të sigurohet vazhdimësia e analizave në sistemin shëndetësor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit