Transmetuar më 26-03-2026, 10:40

Një qytetar shqiptar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka raportuar probleme me platformën online e-Albania, duke mos mundur të rinovojë pasaportën prej 4-5 ditësh.

Ai thotë se, pavarësisht provave nga laptopi dhe telefoni, shërbimi për rinovimin e pasaportës rezulton i paaksesueshëm. Sipas tij, disa shërbime të tjera në platformë, si ato për lejet e mjeteve lundruese, funksionojnë normalisht.

Qytetari kërkon që ky problem të marrë vëmendje dhe shpreson që shërbimi për pasaporta të rikthehet në funksion sa më shpejt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit