

Roskovec – Trupi i Shefit Rrapaj, i cili vrau bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas kreu vetëvrasje, u varros nga punonjësit e Shërbimeve të Bashkisë së Roskovecit, pasi familjarët refuzuan të kryenin shërbimet mortore.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, më 24 mars, rreth orës 14:30, në fshatin Kuman, Fier. Procedura për varrimin u krye pasditen e së mërkurës nga bashkia, në mungesë të pjesëmarrjes së familjarëve.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe kujdes të veçantë nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





