Transmetuar më 26-03-2026, 10:27

Shkodër – Strukturat e Policisë, në kuadër të kontrollit dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, finalizuan operacionin e koduar “Gaminator” në qytetin e Fushë Arrëz.

Gjatë kontrollit në një lokal u konstatua aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Në operacion u arrestua në flagrancë P. P., ndërsa u shpallën në kërkim I. T. dhe G. P., të dy banues në Tiranë.

Nga kontrolli u sekuestruan 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140,000 lekë, të dyshuara si përfitime nga kjo veprimtari e paligjshme.

Hetimet vijojnë për identifikimin e të tjerëve të përfshirë dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit