Transmetuar më 26-03-2026, 09:59

Nuk ka kohë për eksperimente në sfidën ndaj Polonisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, vijon t’i qëndrojë besnik filozofisë së tij, duke mos bërë ndryshime të mëdha në formacion edhe në një ndeshje të rëndësishme ndaj Polonia.

Në tre vite në krye të përfaqësueses, tekniku brazilian ka preferuar një bërthamë fikse lojtarësh, por këtë herë është detyruar të bëjë disa lëvizje në repartin ofensiv për shkak të mungesës së Rey Manaj, i cili u dëmtua pak javë përpara publikimit të listës.

Në Varshavë, nga minuta e parë pritet të aktivizohet treshja sulmuese me Arbër Hoxha, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni, e njëjta që u pa edhe në përballjen ndaj Anglia në “Air Albania”.

Ndërkohë, Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti pritet të nisin nga stoli, duke u konsideruar si alternativa të vlefshme gjatë lojës, në varësi të ecurisë së takimit.

Në mesfushë nuk priten ndryshime, ku Kristjan Asllani, Sherif Kallaku Shehu dhe Qazim Laçi do të kenë rolin e balancimit mes mbrojtjes dhe sulmit.

Edhe reparti defensiv mbetet i paprekur, me dyshen Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti në qendër, të mbështetur nga Mario Mitaj në të majtë dhe Elseid Hysaj në të djathtë.

Në portë, në një formë shumë të mirë pritet të jetë Thomas Strakosha, i cili konsiderohet një garanci për skuadrën kuqezi në këtë përballje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit