

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka surprizuar me vendimet e tij përpara sfidës ndaj Polonia, duke lënë tre lojtarë jashtë listës përfundimtare.
“Kam dy muaj që nuk fle, që mendoj për këtë takim”, u shpreh tekniku kuqezi në konferencën për shtyp, pa dhënë detaje mbi formacionin, teksa pret edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes.
Nga 26 lojtarët e grumbulluar, stafi teknik ka qenë i detyruar të përzgjedhë 23 përfundimtarët, duke dërguar në tribunë Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake.
Këta janë tre lojtarët e sakrifikuar për këtë përballje, ndërsa trajneri ka vendosur t’u besojë dy afrimeve të reja në këtë grumbullim, Pllana dhe Pilo, duke sjellë frymë të re në skuadër për sfidën e rëndësishme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






