

Një automjet është djegur në orët e para të së enjtes në rrugën Delvinë – Kardhiq.
Automjeti tip Man me targë AA 084 SL me drejtues Leonard Budlla është djeguar aksidentalisht në ecje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Skërficës, pikërisht tek rruga që të çon në fshatin Senicë, bashkia Delvinë.
Kanë shkuar në vend sherbimi zjarrfikës dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë në vend kanë shkuar edhe sherbimet e policisë së Delvinës ku sipas tyre zjarri dyshohet të ketë ardhur nga ndonjë difekt teknik në mjet. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






