

Një zëdhënës ushtarak iranian ka tallur përpjekjet e SHBA për të arritur një marrëveshje armëpushimi.
Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare që citon sot Ansa.
“Ai që vetëshpallet superfuqi globale do të ishte larguar tashmë nga kjo situatë nëse do të mundte. Mos e maskoni humbjen tuaj si marrëveshje.
Epoka juaj e premtimeve boshe ka marrë fund. Konfliktet tuaja të brendshme kanë arritur deri në pikën që po negocioni me veten?
Fjala jonë e parë dhe e fundit ka qenë e njëjtë që nga dita e parë dhe kështu do të mbetet: dikush si ne nuk do të arrijë kurrë kompromis me dikë si ju. As tani, as kurrë”, tha ai.
Në një video të regjistruar paraprakisht dhe të transmetuar të mërkurën nga televizioni shtetëror, kolonel Ebrahim Zolfaghari tha se fuqia strategjike e Shteteve të Bashkuara është shndërruar në një “dështim strategjik”.
Deklarata e zyrtarit të lartë iranian erdhi pak pasi administrata Trump i dërgoi Iranit, përmes Pakistanit, një plan armëpushimi me 15 pika.
Foto: © ANSA/EPA
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






