

Tirana – Pas daljes përfundimtare nga “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli duket i buzëqeshur dhe i qetë. Ish-banori u largua nga gara pas përballjes me nominim me Mateon dhe menjëherë pas daljes ndau një foto në Instagram krah Luiz Ejllit, ish-fitues i “Big Brother VIP 2”.
Në postimin e tij, Stenaldo shkruante:
“Faleminderit për suportin! Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”.
Fotoja tregon dy ish-konkurrentët të buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se mund të ketë lindur një miqësi e re mes tyre. Gjatë kohës në shtëpinë e BBV, Stenaldo fitoi zemrat e ndjekësve për qëndrimin dhe personalitetin e hapur.
Ndjekësit e spektaklit tashmë mezi presin të shohin se si do të zhvillohet miqësia mes dy ish-konkurrentëve jashtë kamerave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






