Transmetuar më 25-03-2026, 22:40

Kristi Lamaj është rikthyer sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke ndezur emocione të forta tek banorët. Ish-banori hyri në shtëpi përmes murit, siç kishte dalë nga gara disa javë më parë, dhe e filloi rikthimin me këngë dhe shaka, duke u drejtuar banorëve:

“Po unë ju kam thënë që unë vij kur të dua, iki kur të dua”.

Gjatë përplasjes miqësore, Kristi i kujtoi Brikenës dhe Mateos momentin e puthjes së mbrëmshme në “Prime”, ndërsa hëngri një llokum për ta. Brikena, e cila u përlot nga prania e tij, i tha:

“Po mirë moj, unë vuajta aq shumë me të bërë me atë, e ti puthesh pasi ika unë. Po e hëngra llokumin”.

Kristi e qetësoi me një puthje në faqe, duke shtuar emocionin në shtëpi. Selin gjithashtu shpërtheu në lot gjatë përqafimit, duke u munduar ta fshehë emocionin me fjalët:

“Vëllai i Madh nuk jam mirë”.

Megjithatë, reagimi që surprizoi më shumë banorët ishte ai i Mirit, i cili gjithashtu u prek dhe u përlot nga rikthimi i Kristit.

Kthimi i ish-banorit ka rikthyer emocione dhe tensione brenda shtëpisë, duke i bërë momentet e sotme nga më të komentuarat në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit