Transmetuar më 25-03-2026, 21:07

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin “Shkodër–Velipojë”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:25, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit