

Ndryshimi i orës për kalimin në orën verore do të ndodhë këtë të diel, më 29 mars, kur akrepat do të lëvizin një orë përpara.
Konkretisht, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të shkojnë në 04:00, çka do të thotë se do të flemë një orë më pak, por në këmbim do të kemi më shumë dritë natyrore gjatë ditës.
Ky rregull zbatohet në vendet e Bashkimi Europian, si pjesë e sistemit të unifikuar për alternimin mes orës dimërore dhe asaj verore.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në të dielën e fundit të tetorit, konkretisht më 25 tetor 2026, kur akrepat do të kthehen një orë pas dhe do të rikthehet ora dimërore.
Qëllimi i këtij ndryshimi është kursimi i energjisë dhe shfrytëzimi më efikas i dritës natyrore gjatë muajve më të ngrohtë. Kjo praktikë aplikohet në Evropë prej dekadash, megjithëse ka pasur diskutime për heqjen e saj.
Shumica e pajisjeve elektronike, si telefonat inteligjentë dhe kompjuterët, e bëjnë këtë ndryshim automatikisht, ndërsa përdoruesit e orëve analoge duhet ta rregullojnë manualisht.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






