Transmetuar më 25-03-2026, 17:28

Në prag të ndeshjes vendimtare mes Kombëtarja e Shqipërisë dhe Kombëtarja e Polonisë për fazën “play-off” të Botërorit, kapiteni Berat Gjimshiti doli në konferencë për shtyp krah trajnerit Sylvinho.

Mbrojtësi kuqezi theksoi se skuadra është e vetëdijshme për rëndësinë e sfidës dhe se përvojat e ndeshjeve të fundit kanë ndikuar pozitivisht në përgatitjen e ekipit.

“Unë besoj se shanset në fushë janë 50-50. Futem gjithmonë për fitore, ashtu si edhe Kombëtarja. Kemi fituar shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit dhe kjo do të na ndihmojë,” u shpreh Gjimshiti.

Ai shtoi se përballja me një kundërshtar të fortë si Polonia kërkon përqendrim maksimal dhe ekzekutim të përkryer në çdo detaj të lojës.

“Për taktikën vendos trajneri, por ne duhet të japim maksimumin. Duhet të jemi perfektë për të fituar ndaj tyre,” deklaroi kapiteni.

Gjimshiti theksoi gjithashtu se një kualifikim në Botëror me Shqipërinë do të ishte një arritje e jashtëzakonshme, por për momentin fokusi mbetet te ndeshja e radhës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit