

Zyrtarët e Irani kanë shprehur mosbesim të thellë ndaj përpjekjeve të fundit të administratës amerikane për të nisur negociata paqeje, duke i cilësuar ato si një manovër taktike nga presidenti Donald Trump.
Sipas burimeve të përfshira në diskutime, Teherani u ka komunikuar vendeve ndërmjetëse se është “mashtuar dy herë” gjatë raundeve të mëparshme të negociatave dhe nuk është i gatshëm të përsërisë të njëjtin skenar.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë zhvillimin e një takimi ballë për ballë, i cili mund të mbahet në Islamabad. Megjithatë, përvoja e mëparshme ka shtuar ndjeshëm dyshimet e palës iraniane.
Sipas të njëjtave burime, në dy rastet e fundit përpjekjet diplomatike janë shoqëruar nga zhvillime të papritura ushtarake. Një episod i tillë ndodhi në qershor, kur Izraeli, me mbështetjen e SHBA-ve, ndërmori sulme ndaj Iranit vetëm disa ditë para një raundi të planifikuar bisedimesh.
Një tjetër rast u raportua tre javë më parë në Gjeneva, ku një marrëveshje paraprake për vazhdimin e dialogut u pasua nga sulme të reja vetëm dy ditë më vonë.
Këto zhvillime kanë forcuar perceptimin në Teheran se ofertat për dialog mund të përdoren si mbulesë për operacione ushtarake, duke e bërë palën iraniane më të rezervuar ndaj çdo iniciative të re diplomatike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






