Transmetuar më 25-03-2026, 15:47

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me ndalimin e katër shtetasve shqiptarë nga autoritetet në Serbia, pasi këta të fundit mbanin simbole kombëtare shqiptare në automjet.

Në një deklaratë zyrtare, ministria bën të ditur se po e ndjek rastin me vëmendje të plotë, përmes Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd, e cila ka kërkuar informacion të detajuar mbi rrethanat e ndalimit.

Sipas MEPJ-së, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ambasada iu drejtua institucioneve përkatëse në Serbi për të siguruar transparencë mbi rastin dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasve shqiptarë, në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet ndërkombëtare.

Po ashtu, bëhet e ditur se përfaqësia diplomatike është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet serbe dhe po ofron asistencë konsullore për të ndaluarit, përfshirë kontaktet me familjarët dhe mundësimin e mbrojtjes ligjore.

Autoritetet shqiptare theksojnë se presin që çdo veprim nga pala serbe të zhvillohet në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës, duke respektuar të drejtat themelore dhe garancitë procedurale për çdo qytetar.

Ndërkohë, sipas autoriteteve serbe, katër shtetasit shqiptarë janë ndaluar një ditë më parë me akuzën e nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. S. (37 vjeç), E. V. (42 vjeç), E. G. (48 vjeç) dhe A. C. (18 vjeç). Sipas Policisë serbe, A. S. ka publikuar në Facebook një video ku shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”, së bashku me tre personat e tjerë, në një autostradë në Serbi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit