Transmetuar më 25-03-2026, 15:08

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të shtunën, më 28 mars, një mbledhje të zgjeruar me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar. Takimi do të mbahet në Pallati i Kongreseve.

Sipas agjendës, në këtë mbledhje do të mbajnë fjalën drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Në vijim, për strategjinë e komunikimit pritet të raportojnë Anjeza Maja dhe Jonida Shehu. Punimet do të mbyllen me fjalën e kryeministrit Rama dhe të kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla.

Ende nuk është konfirmuar nëse gjatë kësaj mbledhjeje do të diskutohet mungesa e Elisa Spiropali gjatë votimit në Kuvend për Belinda Balluku, pas debatit në distancë mes saj dhe Ballës një ditë më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit