Transmetuar më 25-03-2026, 13:45

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me shkarkimin e dy këshilltarëve demokratë në Durrës, të cilët njiheshin si mbështetës të Ervin Salianji.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se, sipas tij, këshilltarët në fjalë kanë punuar në favor të Partisë Socialiste, duke theksuar se kush vepron në këtë mënyrë “e ka nxjerrë veten jashtë partisë”.

Ai ngriti gjithashtu dyshime për angazhimin e tyre në këshillin bashkiak, duke pretenduar se ata merrnin pjesë rrallë në mbledhje dhe paraqiteshin vetëm për përfitime financiare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit