Transmetuar më 25-03-2026, 13:00

SAVONA – Një grua shqiptare, 48 vjeç, është vënë nën hetim në Savona, pasi dyshohet për tentativë vrasjeje ndaj vjehrrës së saj 73-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara.

Sipas autoriteteve italiane, gruaja dyshohet se ka përdorur helm për minj, të cilin e ka përzier me ushqimin e viktimës.

Rasti u zbulua pas disa shtrimeve në spital të të moshuarës, ku analizat mjekësore evidentuan nivele të larta të substancave toksike në gjak.

Me vendim të gjykatës hetuese, ndaj 48-vjeçares është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u larguar nga banesa”, ndalim për t’iu afruar viktimës, si dhe vendosja e një byzylyku elektronik.

Hetimet po kryhen nga policia dhe po koordinohen nga prokuroria e Savona, për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit kanë gjetur një paketë helm për minj që përmbante brodifakum, një substancë shumë toksike që dyshohet se ka shkaktuar helmimin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit