Transmetuar më 25-03-2026, 12:59

Incident në banesë, dërgohet në spitalin e Shkodrës një grua, por nuk arriti të mbijetojë

Një grua pësoi incident në banesë dhe megjithëse përpjekjet për ta mbajtur në jetë ajo gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur 61 vjeçarja L.B., banore e fshatit Luf të Pukës, është transportuar nga ambulanca e Pukës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo u dërgua me plagë serioze në spitalin e Shkodrës.

Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar aksidentalisht në banesë, tha policia lokale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit