Transmetuar më 25-03-2026, 12:20

SHKUP – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar në Shkup, ku një 21-vjeçar është ndaluar nga policia.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 marsit, rreth orës 23:20, në rrugën “500” në fshatin Marinë, në komunën e Ilindenit.

Një automjet tip “Kia”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga shtetasi A.A. (21), ka përplasur këmbësorin O.M. (52), të dy banues në të njëjtin fshat.

Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për autopsi, ndërsa automjeti është sekuestruar për ekspertizë. Shoferi është ndaluar në Stacionin Policor në Gazi Babë.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip hetimor i policisë së Shkupit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit