Transmetuar më 25-03-2026, 11:15

KLOS – Një 69-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale në një zonë malore në Klos, ndërsa ishte duke prerë dru zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, ku shtetasi me iniciale Ibrahim Dema, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, dyshohet se ka rrëshqitur gjatë punës në terren të thepisur dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit