Transmetuar më 25-03-2026, 10:39

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtues të lartë të Partisë Socialiste dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet.

Në takim mori pjesë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa në fokus të diskutimeve ka qenë strategjia e komunikimit publik.

Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishin edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në ambientet e Vilës 30, Rama pritet të zhvillojë një tjetër takim me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, si dhe me përfaqësues të institucioneve në varësi, përfshirë drejtuesin e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa.

Detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e takimeve nuk janë bërë ende publike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit